Dënohen me 30 vjet e gjysmë burgim katër të akuzuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën për terrorizëm. Aktgjykimi ndaj katër të akuzuarve u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

Më së shumti nga të gjithë u dënua i akuzuari Gjuraj për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” që iu vendosen 5 vjet burgim. I njëjti për veprën penale në bashkëkryerje të armëmbajtjes pa leje, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim.

Ndaj Gjurajt gjykata shpalli dënimin unik me 9 vjet burgim. Ergim Syla me 6 vjet e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje e organizim terrorrist.

Nehrudin Skenderi për veprën penale “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit” u dënua me 8 vite e 6 muaj burgim. Derisa për Metor Bellaqës, gjykata tha se do të qëndroj në burg 6 vite e 6 muaj. Për të gjithë të akuzuarit, dënimi me burgim hyn në fuqi 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Lexo edhe:  Greqia goditet nga një tërmet