Dëmtohet rrethoja e një shtëpie në Prishtinë – u gjuajtë me lëndë djegëse

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, shkruan Insajderi.

Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Rasti, policia bën me dije se është nën hetime.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes në QKUK 45-vjeçari që u lëndua në aksidentin para katër muajsh në Malishevë