Dëmet nga vërshimet vlerësohet të jenë me dhjetëra miliona euro në Skenderaj

Dhjetëra miliona euro llogaritet të jetë vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Skenderajt, tha kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.

Ai tha se qindra familje e biznese kanë pësuar fatkeqësi nga vërshimet dhe qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore.

Kryetari i Komunës së Skenderajt nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove.

Lexo edhe:  28-vjeçari arrestohet pasi u denoncua nga gruaja për dhunë, Policia ia sekuestron armën pa leje