Del foto e të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë, Alban Gashi po vazhdon të kërkohet nga Policia

Prishtina mbrëmë është tronditur nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Rrustem Hyseni”, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ani pse kanë kaluar më shumë se 12 orë që kur ka ndodhur krimi, ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se viktima e këtij rasti është 62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.

Ndërkaq, personi që ka mbetur i plagosur është 41-vjeçari, Miftar Miftari.

Gazeta Sinjali po ashtu ka raportuar se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Alban Gashi.

Lexo edhe:  Stadiumi Olimpik ‘Adem Jashari’ po rinovohet