“Deklarohemi gjatë ditës”, Kurti refuzon të flasë për bastisjet e arrestimet në MINT
Kurti ka refuzuar të flasë për bastisjet e sotme të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe mundësinë e shkarkimit të ministres Rozeta Hajdari.
Ai është pyetur nga gazetarët pasi mori pjesë në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.
Kurti ka refuzuar të flasë për këto çështje, teksa bëri thirrje që të aplikohjet për masën e tretë të efiçiencës së energjisë dhe bëri të ditur se në vijim kanë një “koktej modest”.
“Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot të aplikoni për këtë masë të tretë efiçiencës së energjisë. Tash e kemi një koktej modest. Për çështje të tjera jashtë efiçiencës që ju intereson deklarohemi më vonë gjatë ditës së sotme”, tha Kurti.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur sot një aksion ku ka bastisur pronat e Ridvan Muharremit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në në keqpërdorimet me rezerva shtetërore. Bastisje pati edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u arrestuan dy zyrtarët, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara