Deklarata e tmerrshme e Laertit për Gjestin: Derisa të çohet dikush ta vrasi

Aktori shqiptar dhe banori i Big Brother Vip Albania 4, dhe Laert Vasili ka bërë një deklaratë skandaloze për banorin nga Kosova, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”.

Teksa po bënte një bashkëbisedim me Danjën, kjo e fundit u ankua te Laerti për Gjestin pasi sipas saj, ai po i lë pa gjumë.

E Laerti ia ktheu “nuk ka zgjidhje deri dikush të çohet ta vrasi”.

Kujtojmë që dyshja kishin përplasje në të dy ‘primet’ e fundit, e një ndër arsyet ishte patriotizmi i rremë sipas Gjestit nga Laerti, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj deklarate, komentues të shumtë kanë reaguar ashpër duke kërkuar masa nga produksioni dhe zarf të zi për aktorin shqiptar.

Mbetet të shihet nëse produksioni i “BBVA” do të reagojë pas kësaj deklaratë skandaloze.

Më poshtë video:

Lexo edhe:  I konfiskohet makina luksoze dy personazheve të famshme të TikTok'ut, Hatit dhe Jasharit