Degradon debati mes Edonës dhe Shqipës, kjo e fundit e godet me shqelm
Një debat tejet i ashpër është zhvilluar mes konkurrentes më të preferuar të publikut të BBVK2, Edona James dhe konkurrentes tjetër Shqipe Hysenaj.
Banoret filluan debatin që para pak ditësh e kishin lënë përgjysmë, por që kësaj radhe kaloi në ofendime tejet të rënda madje edhe në prekje fizike.
Në pamjet e publikuara, teksa Edona iu afrua me gjoks Shqipës dhe ia mbylli derën, kjo e fundit siç duket në tentim për ta hapur derën sërish godet me shqelm Edonën, të cilën e prek pastaj edhe me kraharor, gjeste këto të cilat janë të ndaluara në patentën e Big Brother.