Dëgjohen krisma armësh në një lokal të muzikës në Gjilan, raportohet për përleshje

Një ndejë në një lokal në Gjilan nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Teksa në sfond dëgjohej muzika, në njërin nga lokalet e qytetit pati të shtëna me armë zjarri.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se këto të shtëna kanë ardhur si rrjedhojë e një përleshjeje fizike.

Ndërkohë, Indeksonline ka siguruar edhe pamje në momentin që ndodhi rasti.

 

Lexo edhe:  Prishtinë: I riu e godet policin që e urdhëroi të ndalet dhe ikë, gjendet e braktisur vetura e tij