Degjenerim total, goditet banorja në “It’s My Home”

Ka nisur tash e disa ditë edicioni i tretë i emisionit “It’s My Home” dhe bashkë me të është rikthyer edhe fjalori banal dhe dhuna fizike.

Së fundmi, në një konflikt verbal janë përfshirë disa nga banorët e këtij emisioni, konflikt ky që eskaloi në dhunë fizike.

Ka qenë Dodo ajo që ka goditur me shuplakë Suadën, teksa po argumentonin kundër njëra tjetrës.

Në po të njëjtin emision, vitin e kaluar është shpërfaqur po ashtu dhuna fizike, me një banore që gjithashtu u godit me këpucë nga një tjetër banor.

Lexo edhe:  Gjakovë: Gruaja raporton në Polici se i kanë humbur unazat në vlerë të 20 mijë eurove duke bërë ‘shopping’