Deçanasi ushtron dhunë ndaj vajzës së tij, shkak lidhja e 21-vjeçares me një person

Lidhjet e dashurisë mes të rinjve në shumë raste nuk gjejnë mbështetjen e familjarëve. Këta të fundit shpesh herë ndërhyjnë mes çiftit, ku përmes mënyrave të ndryshme, madje duke mos kursyer as kërcënimet, tentojnë që t’i ndajnë ata.

Kështu ka ndodhur në një familje në fshatin Shaptej të Deçanit, ku një 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e vajzës, e cila ka denoncuar babanë e saj për dhunë psikike.

Sipas saj, shkak për këtë është bërë lidhja e saj me një person dhe si rrjedhojë ajo është shprehur se nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e saj.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  U braktis nga nëna biologjike dhe u rrit nga familja rome, mërgimtari nga Suedia i rindërton shtëpinë 13-vjeçarit