Dëbohen nga Kosova dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë

Autoritetet kosovare kanë dëbuar të shtunën dy pjesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët ishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare.

Mladen Milojevi u dëbua nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Jarinjës, ndërsa i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjetët e ardhshëm, ka njoftuar “RTS” të dielën.

Ai ishte ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë nga autoritetet e Kosovës. Iu morën gjitha dokumentet e Kosovës, ndërsa u dëbua për rrezikim të sigurisë kombëtare.

Avokati i tij, Srgjan Mitroviq, tha se “është masë e motivuar politikisht dhe u shkelën procedurat e arrestimit”.

Po ashtu të shtunën u dëbua edhe Nikola Vujoviq nga Zubin Potoku. Ai u dëbua nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit rreth orës 16:00.

Lexo edhe:  Vetaksident i rëndë me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dyshohet për të vdekur