Dardan Krivaqa shfaqet me tatuazh kundër Policisë në ditën që u dënua me burgim të përjetshëm
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot Dardan Krivaqa me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Ajo që ra në sy gjatë prezencës së Krivaqës ishte edhe tatuazhi që kishte prapa kokës, në të cilin shkruhej “Fuck Police”.
Përveç Krivaqës u dënua edhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim për bashkryerje.
Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”.
Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.