Dani zbulon se pse nuk u martua pas vdekjes së gruas
Ramadan Krasniqi ishte i ftuar në “The Elitë Way” në “ATV”, ku përballë Elita Rudit dhe opinionistit të programit, Nderim Neziri, ka folur edhe për pjesën më të ndjeshme të jetës së tij.
Dani, duke folur për humbjen e hershme të së shoqes, ka folur edhe për fëmijët e tij, të ciët ia la në moshë relativisht të re.
Ai, ndër të tjera ka deklaruar se asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja të rimartohej.
Ai madje tha se nuk ka pasur as oferta.