Dallimi i rezultateve të diasporës, Mehmetaj: Cubat e VV’së në ambasada kanë dizajnuar manipulim klasik

Gazetari Lirim Mehmetaj ka akuzuar partinë në pushtet për manipulim të votës së diasporës nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë.

Pas numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, partia Vetëvendosje mori mbi 80% të votave të hedhura nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Në anën tjetër, me fillimin e numërimit të votave të diasporës përmes postës, VV për momentin ka rreth 44% të kësaj vote, pra shumë më pak se në votat e diasporës në përfaqësi diplomatike.

Për këtë, Mehmetaj e akuzoi VV-në për manipulim të kësaj vote në diasporë.

”Tashme eshte e qarte qe cubat e Vetevendosjes neper perfaqesite diplomatike te Kosoves permes hajnise kane dizajnuar manipulim klasik”, shkroi Mehmetaj në Facebook.

Lexo edhe:  Mediat austriake: Kosovari nga Austria po drejtonte një veturë të vjedhur para 11 vjetësh