Dallaveret në testin për patentë shofer: Arrestohet edhe një instruktor në Gjilan, zbulohet identiteti i tij

Dallaveret në testet teorike dhe praktike për marrjen e patentë shoferit janë shumë të shpeshta në vendin tonë. Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në rajonin e Gjilanit, ku dy instruktorë ranë në prangat e Policisë, nën dyshimet se morën ryshfet nga një kandidat për t’i ndihmuar që ta kalojë testin teorik për patentë shofer. Derisa të njëjtit u dërguan në paraburgim, u zbulua se këtë punë nuk e kanë kryer vetëm ata të dy.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se edhe një instruktor tjetër i vozitjes dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast, ku në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Luan Popajn, i cili është identifikuar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme në Gjilan. Pasi u shoqërua në stacion policor dhe u intervistua nga hetuesit, ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Dy të dyshuarit e tjerë për këtë rast janë instruktorët Naim Haxhiu (edhe pronari i autoshkollës në Viti) dhe Valton Berisha, dyshohen se kanë rënë dakord palët që kandidati të japë 400 euro pasi të kalojë me sukses testin teorik.

Bazuar në hetimet e zhvilluara deri më tani, të njëjtit dyshohet se i kanë mundësuar kandidatit vendosjen e disa pajisjeve montuese në trup dhe vesh, përmes të cilave do të kishte mundësi që të plotësojë përgjigjet saktë.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri N. H. pronar dhe instruktor i vozitjes në auto shkollë në Viti, me qëllim që vetit ti sjell dobi të kundërligjshme pasurore, me dashje të drejtpërdrejt është përfshirë në marrje të ryshfetit, në atë mënyrë para 2-3 muajve takohet me kandidatin M. S., dhe nga ai në emër të regjistrimit për marrje të patentë shoferit merr 300 €, e më pas aty arrin marrëveshje që me rastin e kalimit të testit me shkrim kandidati, t’ia jap edhe 400 €, ku me datën 02.02.2023, kandidati ka pasur t’i nënshtrohet testit teorik për leje të vozitjes. Të njëjtën ditë kandidati paraprakisht është takuar me të pandehurit, më ç’rast i pandehuri e merr të njëjtin me veturën e tij e dërgon në një shtëpi, së bashku me L. P. (në arrati) dhe V. B. (instruktor), ia vendosin pajisjet ilegale montuese (kamera e mikrofon) në trup dhe vesh, pasi që kandidati hynë në test, zihet nga vëzhguesit e testit, me ç’rast edhe kontrollohet me detektor, e pas kontrollimit pajisjet ilegale montuese gjenden në trupin e tij”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Për herë të parë në QKUK bëhet thyerja laserike e gurëve në traktin urinar tek një fëmijë trevjeçar