Dalin rezultatet e para të popullsisë në Serbi, kaq banorë ka Lugina e Preshevës

Bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, siç raporton Spektri, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare, ka më shumë se 100 mijë banorë

Enti Republikan i Statistikave ka publikuar të mërkurën rezultatet e para të regjistrimit të popullisë në Serbi, shkruan Spektri.tv.

Sipas këtyre rezultateve, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare ka më shumë se 100 mijë banorë.

Sipas këtij publikimi në komunën e Bujanocit, janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur vetëm 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune.

Në komunën e Preshevës janë regjistruar 60 mijë e 568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35 mijë e 097 banorë.

Enti Republikan ka sqaruar edhe për dallimin në shifra mes personave të regjistruar dhe numrin zyrtarë të banorëve.

“Regjistrimi përfshin shtetas të Republikës së Serbisë me vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Serbisë, si dhe shtetas të Republikës së Serbisë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe të huaj të cilëve u është lejuar qëndrimi i përkohshëm në Republikën e Serbisë” thuhet në njoftim.

Në totalin e personave të regjistruar përfshihen edhe personat e pranishëm përkohësisht të cilët janë regjistruar dy herë, një herë në vendin ku banon familja e tyre dhe herën e dytë në vendin ku studiojnë ose punojnë këta persona, si dhe personat që kanë braktisur vendbanimin dhe vendbanimin e tyre dhe janë në gjendje kritike, banonin jashtë vendit në kohën e regjistrimit, pavarësisht nga kohëzgjatja e mungesës.

Lexo edhe:  Ish-këshilltarit izraelit të Thaçit i janë transferuar mbi 4 milionë euro, dyshohet se kanë origjinën nga Kosova