Dalin pamjet: Karrika të thyera e hallakamë, kështu u demolua Bon Vivanti mbrëmë

Një lokal në Prishtinë është demoluar mbrëmë nga persona të dyshimtë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas të dhënave të para thuhet se disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar edhe menaxherin e këtij lokali, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lokali i cili u demolua në këtë rast raportohet se është “Bon Vivant.

Viktima nga ky rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është identifikuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  E rëndë: Prindërit nga Vitia në telashe me të birin, 21-vjeçari sulmon babain e kërcënon nënën