Dalin me rritje pagat e janarit për sektorin publik

Sot janë proceduar me rritje pagat e janarit për punëtorët e sektorit publik.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se për këto paga është aplikuar vlera e koeficientit prej 110 eurosh.

Sipas tij, kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik, transmeton lajmi.net.

“Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shkruar Murati.

Lexo edhe:  Kjo është vlera marramendëse e stolive të marra nga plaqkitja e armatosur në argjendarinë në Suharekë