Dalin detaje të reja, ky është mjeti me të cilin u vra 65-vjeçarja nga djali i saj në Shqipëri

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi të shtunën në Përmet të Shqipërisë, ku një personidjali nënën e tij. Sipas mediave atje, bëhet e ditur se i dyshuari Albi Muhollari, vetëm 24 vjeç ia mori jetën nënës duke e mbytur me plastmas.

Gjithashtu, u bë e ditur se në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm viktima dhe autori, teksa fqinjët nuk kishin dëgjuar asgjë.

Ndër tjera u bë e ditur se i riu kishte shfaqur prej disa ditësh probleme të shëndetit mendor.

Ajo që bëhet e ditur është se ai kishte studiuar në Amerikë dhe ishte kthyer në shtëpi prej 4 ditësh. Babai i tij është munduar që të kërkojë ndihmë, pasi i kishte vënë re problematikat tek i biri, por sipas dëshmive, nuk kishte arritur të merrte një miratim nga mjeku që djali të trajtohej me ndihmën mjekësore.

Sipas dëshmitarëve, autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte student shembullor, por që në adoleshencë kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe dhune.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur edhe fqinjët në Përmet. Një prej banoreve është shprehur se viktima ishte shumë punëtore dhe se ngjarja i ka lënë pa fjalë.

“Ishte një grua shumë e mirë, shumë punëtore, e palodhur. Nuk dimë ç’të flasim. Kemi ngelur pa fjalë kur e morëm vesh. Jetonin këtu. Ajo shkonte në Amerikë dhe vinte edhe këtu. Jemi të befasuar”, u shpreh fqinja.

Lexo edhe:  Protestuesit mblidhen edhe në Leposaviq