Çun Lajçi surprizohet me një dhuratë të veçantë nga bashkatdhetarët në Cyrih
Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka marrë një dhuratë mjaft të veçantë nga vëllezërit Jashar e Nexhat Zymberi nga Gjilani, të cilët jetojnë e punojnë në Cyrih.
Ata i kanë dhuruar një veturë të tipit “Benz”, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij artistik dhe shpirtëror ndër vite.
Lajçi u shpreh i emocionuar, duke e cilësuar këtë gjest si “kurorën më të çmuar mbi 50 vite krijimtari”, ndërsa falënderoi vëllezërit Zymberi për bujarinë dhe dashurinë që i treguan.
“Bamirësia e juaj u shndritë si dritë e mos u harroftë kurrë, e Zoti kurrë mos ua ngushtoftë as zemrën as sofrën”, shkroi Lajçi mes tjerash në reagimin e tij.
📅 Dhurata iu dorëzua më 30 shtator 2025.