Çmenduri: Mozzik hyri në Kosovë me dy ora që kushtojnë 1.3 milion euro, Dogana ia merr

Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi njësitet doganore kanë zbuluar dy orë luksoze të padeklaruara në bagazhin e tij.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë marramendëse prej 1,340,027.50 euro. Orët nuk ishin deklaruar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, duke shkaktuar dyshime për shmangie të obligimeve doganore.

Menjëherë pas konstatimit, është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në përputhje me ligjin, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave si dhe intervistimi i reperit.

Mozzik është marrë në pyetje sot dhe më pas është liruar, ndërsa procedurat ligjore do të vazhdojnë.

Ndërkohë, dy orët luksoze mbeten të sekuestruara deri në një vendim përfundimtar të Prokurorisë.

Dogana e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe luftën kundër shmangieve doganore.

Lexo edhe:  U denoncua para një muaji nga e fejuara për keqtrajtim, mërgimtari nga Gjermania arrestohet posa vjen në Kosovë