“Çmenduri” basketbolli në Mitrovicë: Nga ora 05:00 po presin ta blejnë biletën
Biletat për ndeshjen Trepça – Golden Eagle Ylli dalin në shitje në ora 9.00.
Mitrovicasit kanë shkuar të presin që ta blejnë një biletë nga ora 05:00 e mëngjesit.
Ndërsa në ora 7:00 në radhë për biletë janë të paktën 500 shikues.
Interesimi është i jashtëzakonshëm bë Mitrovicë për ndeshjen vendimtare për titull në basketboll.