“Çmendet” shqiptari në Itali: I shkon gruas te puna, ia kontrollon pjesët intime se mos ka kryer marrëdhënie
Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Pistoia është arrestuar për keqtrajtim të partneres së tij.
Gjithçka nisi më 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare nga Pistoia shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në pjesën e trupit.
Sipas mediave italiane, mjekët zbuluan se gruaja kishte dy brinjë të thyerja dhe ënjtje të ndryshme
Nga rikonstruksioni i ngjarjeve rezultoi se 38-vjeçari e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur partneren e tij, sipas NOA, transmeton Paparaci.
Ai kishte shkuar në punën e saj për ta kontrolluar, i kishte parë telefonin, madje dhe i kishte kontrolluar pjesët intime për të mësuar nëse kishte pasur marrëdhënie me meshkuj të tjerë.
Ndaj edhe prokurori akuzoi 38-vjeçarin shqiptar për keqtrajtim në familje dhe dhunë. Akuzat pritet të vlerësohen në gjykatë.