Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 23 korrik:

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston Luljeta Veselaj Gutaj, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit; Afrim Llabjani, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt; Albana Demiri, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Përurohen renovimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ambasadori i Italisë Antonello De Riu, drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi. (Klinika e Kardiokirurgjisë QKUK, ora 11:00

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:00)

Hidhet shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës Prishtinë, ora 13:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë diskutimi për prioritetet e kësaj partie në fushën e sigurisë. (Selia e AAK-së, lagjja “Arbëria”, rruga “Vicianum”, Prishtinë, ora 17:00).

 

Lexo edhe:  I riu në Vushtrri kapet duke prerë dru ‘të shtetit’, kërcënon rojën e pyllit: Veç mos dalsh nesër në qytet