Çitaku Kurtit pas zhvillimeve në Veri: Fol Kryeministër a po kalon Serbia?

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria është duke i mbajtur në terr informativ qytetarët e Kosovës.

”Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

”Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu e ka pyetur Kurtin ”a po kalon Serbia?“.

Lexo edhe:  Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, arrestohet 59-vjeçari rus në Shqipëri