Çitaku i reagon Gërvallës: Fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që guxuan ta sfidojnë vdekjen

Vlora Çitaku e PDK-së, i ka reaguar deputetës së Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila, ndër të tjera tha se ‘… tash Kosova nuk është e pambrojtur, dhe nuk mund të bëjnë çfarë të dojnë armiqtë me ne’, duke lënë të nënkuptohet se më parë ne ishim në mëshirën e Serbisë, dhe se askush nuk i ka mbrojtur qytetarët e vendit.

Çitaku e ka quajtur fyerje dhe poshtërim të mijërave grave e burrave që kanë guxuar ta sfidojnë vdekjen, duke aluduar në ushtarët e UÇK-së.

E plotë:
Për ta rrumbullaksuar: Donika Gërvalla ua paska bërë me dije ndërkombëtarëve se Kosova nuk është më ajo që ka qenë. Se, nëse na sulmon Serbia, kësaj here paska kush lufton e kush e mbron. Madje, ka folur edhe për heroizmin e Ukrainës.

Çfarë fyerje!

Çfarë fyerje dhe poshtërimi për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që e sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të.

Çfarë fyerje për mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre.

Çfarë fyerje për ata burra e gra që, me urtësi dhe guxim, në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike, aleanca të cilat sot po i dëmtoni me papërgjegjësi.

E gjithë kjo nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje. Është mjerim. Dhe trishtim i madh

Lexo edhe:  Paraburgim për nipin që e sulmoi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie sekuale me të