Çifti në Fushë Kosovë kapen për shitjen e veturës, burri përfundon në Polici pasi ushtroi dhunë ndaj gruas

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në një familje në Fushë Kosovë, ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 31-vjeçare.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka raportuar se burri i ka bërë presion pas një mosmarrëveshje që kanë pasur per shitjen e veturës.

Debati mes tyre ka eskaluar në dhunë psikike dhe për pasojë viktimës i është rënduar gjendja emocionale.

Si rezultat i raportimit, 32-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Haradinaj-Kurtit: Trego pse u gjete i mbuluar me batanije në makinën e agjentëve serbë më 2004 në Klinë