Çfarë thotë Konjufca për shkarkimin e Drilon Gashit?
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur për shkarkimin e Drilon Gashit nga pozita e këshilltarit të tij. Por, lidhur me këtë temë ka dhënë një koment të shkurtër, duke kërkuar nga gazetarët që të konsultohen me shefin e stafit të tij, sepse thotë se për këtë çështje ia ka deleguar përgjegjësitë atij.
Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është liruar sot nga detyra dhe për këtë vendim, Konjufca u pyet nga gazetarët.
“Sa i përket këshilltarëve të mi, ju lutem konsultohuni me shefin tim të stafit të cilit ia kam dhënë të gjitha instruksionet që t’i merr të gjitha masat e nevojshme ndaj z.Gashi”, tha Konjufca në një konferencë për media.