Çerkini: Marre për qeverinë, mas paku kjo qeveri ka ba për personat e pagjetur – kena prit shumë prej tyne
Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës
Ai ka thënë se edhe kjo si qeveri nuk po merret seriozisht me personat e pagjetur.
24 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, dhimbjet e familjarëve për të afërmit e tyre janë të mëdha.
Janë mbi 1600 persona, fati i të cilëve nuk dihet si pasojë e luftës. Sa më shumë që kalon koha, dhimbja e familjarëve të cilët kërkojnë “pak dritë” për të dashurit e tyre shtohet.
Çerkini nuk e ka kursyer as qeverinë aktuale, duke e kritikuar ashpër e duke dërguar mesazh të qartë se e ka humbur besimin te ta.
Ai ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për të cilen thotë se kishte pritur shumë duke e quajtur, marre.
Po ashtu, ai ka treguar se ka kërkuar edhe takim me Lajçakun që pritet të vijë për vizitë nesër.