Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem – Kurrë hallall mos ju qoftë

Përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Çerkini ka folur për pakënaqësitë e tij se si është duke u trajtuar çështja e personave të pagjeturë nga ekzekutivi.

Madje Çerkini nën emocione ka treguar se deri më tani vetëm në pikën kufitare të Merdares kanë shkuar 67 herë për t’i verifikuar nëse janë apo jo trupat e fëmijëve të rij, shkruan Gazeta10.

“Ne kemi te dhena të vecanta me data, me kohe kur na u kane marre fēmija e kur kane dale jashte Kosoves, e kur jane varrosur ne Kosove. Ende s’kemi informata edhe per 1612 plote gë 24 viet, as une as Nysretja e shume nena tjera kane pritur shumé qe do te ndodhe dicka në Bruksel. Shuume pak pres që kane me i thane kater fjali per personat e pagjetura. Eshtè marre me shku pa nje prind, ne mesin e asaj bisede pèr personat e pagjetur. 67 here kemi gene ne Merdare tu mendu a eshtè copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marre keto sene serioze per persona tē pagjeture, kurre hallall mos ju gofte”, ushpreh Çerkini.

VIDEO

Lexo edhe:  Vazhdon të bie edhe sot çmimi i naftës dhe i benzinës, kaq kushton një litër