“Cep më cep +16%”: Ish-deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ia rikujton slloganin partisë së Kurtit duke e thumbuar për rrymën

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka reaguar me ironi ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke e shfrytëzuar një nga sloganet më të njohura të partisë së Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore — “Cep më cep”.

Në një postim thumbues në rrjetet sociale, Rrahmani ka shkruar: “Cep më cep +16%⚡️✂️”, duke kritikuar qeverinë për vendimin që prek drejtpërdrejt qytetarët.

Përmes këtij postimi, ai ka dashur të nënvizojë mospërputhjen mes premtimeve elektorale të VV-së dhe realitetit të qeverisjes, ku në vend të përmirësimit të jetesës, qytetarët po përballen me rritje të kostos së shërbimeve bazë si energjia elektrike.

Ironia qëndron në faktin se sllogani “Cep më cep” kishte për qëllim të përçonte idenë e një shteti që i shërben çdo qytetari në çdo cep të vendit — ndërsa tani, sipas Rrahmanit, kjo po ndodh përmes faturave më të larta të rrymës.

Ky reagim vjen në të njëjtën ditë kur në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e organizuar nga shoqëria civile dhe qytetarë të pakënaqur. Protestuesit kërkuan anulimin e vendimit për rritje çmimi, duke e cilësuar si barrë të padrejtë për ekonomitë familjare në kohë të vështira ekonomike.

Lexo edhe:  Qeqa “godet” futbollistët e Kosovës: Njoni bojke filma, tjetri si mi pas dy komë të majta – i kërkoj falje syve