Buzhala për vrasjen e të riut në Podujevë: S’ka alternative, pos burgut maksimal
Ish-zëdhëndësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka reagur në lidhje me rastin që tronditi vendin, pasi i riu nga Podujeva u godit me veturë dhe pastaj u rrah deri në vdekje me shufër metalike nga dy persona.
Buzhala, përmes një postimi në facebook ka thënë se s’ka alternative tjetër përpos burgut maksimal.
“Personalisht jam kunder publikimit te pamjeve te dhunshme. Por, nganjehere duhet.
Mos me i pas publiku qato video nuk e kishim dite cfare kriminelash te tmerrshem jena tu rrite na si shoqni. E kriminelet duhet te marrin ate qe e meritojne.
Tash edhe me pas deshte me u korruptu naj prokuror a gjykates nuk mundet. S’ka alternative, pos burgut maksimal qe shoqnise i doket serish pak pasi kerkese e saj eshte te rikthehet denimi me vdekje per raste te tilla”, ka shkruar Buzhala.