Buzhala: Kurti ka bërë lista të vrasjes, ua ka thënë dy zyrtarëve të VV-së në banesën e tij

Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Buzhala tha se Kurti, ka bërë lista të vrasjes.

Ai tha se asokohe lideri i Vetëvendosje kishte deklaruar se “pa u derdhur gjaku s’ka sen”.

“Kryeministri Kurti është i njëjti person, i vitit 2015-të dhe i vitit 2016-të, po e them për herën e parë në këtë emision Adriatik. Ka bërë lista të vrasjes. Po, edhe jam në gjendje të përballem në gjyq me të”, tha Buzhala në Klan Kosova.

“Tre njerëz kanë qenë aty, le të më paditë në gjyq dhe ka me i thirrë edhe ata dy të tjerët kush janë edhe kush kanë qenë në listat e tij të vrasjes, sepse me një takim në banesë ka thënë “me gjasë pa u derdhur gjaku këtu s’ka kurrgjë”, theksoi ai.

Televizioni “Klan Kosova” u themelua në dhjetor të vitit 2008. Transmetimin e filloi që nga 17 shkurti i vitit 2009, me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Impressum Privacy Policy

 

[email protected]

TV:
038 76 76 80

Portali:
048 888 092

NA NDIQNI NË
ZYRA E MARKETINGUT

+383 45 500 575

Lexo edhe:  Gjykata merr vendim për “Kobrën” dhe të tjerët që dyshohen për vrasjen e të riut në Prizren