Butrinti premton se “do e rritë vapën në 50 gradë celcius”, ja se si

Këngëtari Butrint Imeri ka premtuar se do kontribuojë në ngritjen e temperaturave.

Për këtë ai ka një metodë të veçantë.

Publikimi i këngës së tij të ardhshme, e cila sipas Butrintit do jetë një “hit i padiskutueshëm”, sipas tij, do e çojë temperaturat në 50 gradë celcius.


Kështu shkroi artisti me shaka, në mediat e tij sociale, duke ndarë fotografi edhe nga bisedat me një prej miliona ndjekësve në Instagram.

Dy këngët e fundit që Butrinti solli, rezultuan goxha të suksesshme – “Psikopat” numëron mbi 25 milionë klikime në YouTube, kurse “Tu menu” mbi 10 milionë.

Lexo edhe:  Ish-kunata akuzon Violeta Kukajn se ia qiti nënën në rrugë