Burrin në gurbet, gruaja nga Vushtrria ngacmohet seksualisht
Rrjetet sociale janë shndërruar në strehë ngacmuesish seksualë, të cilët herë me llogari personale e herë me ato private, shqetësojnë vajzat dhe gratë kosovare. Mesazhet me përmbajtje banale që përbëjnë ngacmim seksual, i has pothuajse secila grua në kutinë e saj të mesazheve, gjë e cila bën që shpesh herë rastet të denoncohen edhe në Polici.
Një rast i tillë është raportuar edhe dje në Vushtrri, ku një 40-vjeçare ka raportuar në Polici se po pranon mesazhe me përmbajtje të ngacmimit seksual nga një person i panjohur përmes rrjetit social Instagram.
Sipas saj, bashkëshorti i saj ndodhet jashtë Kosovës për punë dhe ajo nuk ka identifikuar ndonjë person të dyshuar.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Ngacmim seksual’, teksa vazhdojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarit.