Burri rrah brutalisht bashkëshorten në Bec të Gjakovës, arrestohet
Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në mëngjes, në fshatin Bec të Gjakovës.
Sinjali mëson se një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj Gj.A., në Polici, ku ka raportuar për dhunën që ia ka shkaktuar, duke e sulmuar brutalisht nëpër pjesë të ndryshme të trupit.
Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, para se t’i ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i denoncimit, burri i dyshuar është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.