Burri raporton në Polici se i është zhdukur bashkëshortja

Një burrë nga fshati Tërrnje e Suharekës ka raportuar se bashkëshortja e tij është zhdukur.

Sipas njoftimit të Policisë rasti po hetohet por ende nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë

Lexo edhe:  Tentim vrasje në Qirez të Skenderajt, viktima goditet 6 herë me thikë për shkak të një konflikti të mëhershëm