Burri nga Vitia gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti. Rasti ka ndodhur në Sadovinën e Jerlive të Vitisë, të shtunën rreth orës 12:20.

Sipas njoftimit nga Policia, familjarët e kishin dërguar viktimën në QKMF, por mjekët kishin konstatuar se ai është pa shenja jete.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së

Lexo edhe:  Irani nis sulmin ndaj Izraelit