Burri nga Ferizaj i cili u konvertua nga feja muslimane në at katolike, shprehet i lumtur për këtë

Më 9 maj në ditën e Evropës mbushi plotë 70 vjet, kjo ishte edhe dita kur vendosi të konvertohej nga feja muslimane në at katolike.
Burri nga Ferizaj i cili më 9 maj u konvertua në fenë katolike thotë se këtë e bëri në kishën e Llapushnikut.

Sipas tij ata të cilët e quajnë fenë muslimane, fe të paqes gënjejnë sepse sipas tij është religjion i dhunës.

“Nëse më pyesni qysh po ndihesh mu ka dok sikur me i hek 50-100 killa prej qafes qaq lehtësi e kam ndje veten krenar”, ka thënë ai.

Ai thotë se edhe në kohën kur perandoria osmane i ktheu shqiptarët në musliman nuk i trajtoi si të barabartë.

“Veq perandoria osmane nuk na ka trajtu neve si popull shqiptart musliman i ka qujt turq shqiptart ortodokst i ka quajtur grek serb malazes ndërsa shqiptart katolik latin”, është shprehur ndër të tjera.

Lexo edhe:  Llava e qenve endacakë në një lagje në Gjilan, ankohet një banor: Jemi në hall të madh