Burri në Malishevë e rrah gruan me shuplaka, ajo e lajmëron Policinë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift në Malishevë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes bashkëshortëve, burri ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me shuplaka 30-vjeçaren.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Arrestohet prizrenasi që ia mori 4 mijë € me fajde familjarit të tij, ia kërkonte 400 euro për muaj