Burri në Klinë rrah dhe kërcënon me armë bashkëshorten, shpallet në kërkim policor

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje.

Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në fshatin Qupevë e Lartë në Klinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Sinjali mëson detaje nga dëshmia e 20-vjeçares dhënë organeve të hetuesisë, ku ka deklaruar se i shoqi ushtron dhunë fizike ndaj saj.

E, përpos kësaj, 33-vjeçari dyshohet se gjatë ditës së djeshme e ka sulmuar sërish dhe më pas të njëjtën e ka kërcënuar me armë zjarri.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Dy vëllezërit në Kamenicë bien në telashe, kapen mat me armë – tentojnë t’i pengojnë zyrtarët policorë