Burri në Fushë Kosovë rrah gruan e tij me të cilën është në prag divorci, shoqërohet në Polici

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Hashim Hajdini’ në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij me të cilën janë në prag divorci.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e ka denocnuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, teksa si pasojë e lëndimeve të marra, ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore edhe në spital.

Ajo para hetuesve policorë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me divorcin, e cila bëri që situata të eskalojë në sulm fizik ndaj 35-vjeçares.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Helikopteri i KFOR-it bën "manovra" mbi qiellin e Mitrovicës, rri disa minuta në një vend