Burri në Fushë Kosovë i hyn dajak gruas shkaku i xhelozisë, përfundon në Polici

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Dyshimet për tradhti e xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës fizike e psikike që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe motiv dyshohet të jetë xhelozia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dashuri i saj e ka kapur për fyti, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari këtë e ka bërë për shkaqe xhelozie dhe për pasojë e ka frikësuar bashkëshorten, për çka ajo vendosi të kërkojë ndihmë në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Dy kamionë përplasen kokë me kokë në rrugën Gjilan-Prishtinë