Burri në Fushë Kosovë e sulmon fizikisht dhe e kërcënon bashkëshorten, përfundon në ndalim për 48 orë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kërcënuar gruan, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën sot në aksident në Prishtinë, lë pas gruan dhe 3 vajza të vogla