“Burri im serb është në depresion, ADN-ja e nxori 59% shqiptar”

Një rrëfim anonim që po shpërndahet në internet po bën xhiron e rrjeteve sociale, për shkak të një historie të pazakontë mes dashurisë, identitetit dhe nacionalizmit

Një grua turke ka ndarë përjetimin e saj me bashkëshortin malazias, i cili e konsideron veten serb të vërtetë, patriot dhe nacionalist i flaktë. “Ai gjithmonë më ka treguar se është serb. Shumë konservator, shumë krenar, nuk është tip që flet shumë, vetëm më përsërit se jam ‘hot’, prandaj është me mua”, ka rrëfyer gruaja.

Por gjithçka ndryshoi këtë vit, kur ajo vendosi ta bindte të shoqin të bënte një test ADN-je. “Në fillim hezitoi shumë, por në fund pranoi… ndoshta sepse unë flas shumë dhe nuk pushoj derisa ta arrij timen”, shkruan ajo me humor. Rezultati? Një shok i madh: 59% shqiptar.

Aty ku priste të dëgjonte për gjurmë sllave apo serbe të thella, realiteti e goditi krejt ndryshe. “Nuk po e besoja as unë. Ai u mbyll menjëherë në vetvete. Nuk flet, nuk reagon, thjesht hesht. E ndjej që mban një lloj inati edhe ndaj meje, sikur është fyer personalisht nga kjo gjë”, vazhdon gruaja.

 

Për ta qetësuar, ajo i përsërit se nuk ka asgjë të keqe, se shqiptarët e grekët kanë qenë aty shumë kohë përpara dhe është normale që gjenet e tyre të përzihen. Por duket se krenaria e tij nacionaliste e ka bërë të vështirë pranimin e këtij realiteti.

“Unë vetëm dua ta shoh sërish të qeshur, të bëjë shaka si dikur. Madje po mendoj t’ia blej një varëse me shqiponjën përkrenare si shaka, vetëm për ta nxjerrë nga kjo gjendje”, shkruan ajo me ironi.

Lexo edhe:  Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
Image

Një e papritur gjenetike që ka tronditur jo vetëm një martesë, por edhe gjithë perceptimin e një nacionalisti për identitetin e tij.