Burri e bën bashkëshorten për spital, përfundon në ndalim për 48 orë
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.
Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një 33-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.p
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.