Burri bie në prangat e Policisë, po i mundësonte një gruaje që të kryejë seks për para

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion.

Një rast i tillë është zbuluar edhe në Kaçanik, ku pas hetimeve disa mujore, Policia ka arritur që ta arrestojë personin që dyshohet se ia mundësonte një gruaje marrjen me prostitucion.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë e ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, duke e ndihmuar gruan në fjalë të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm në këmbim të parave.

Me urdhër të prokurorit ndaj 29-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’./GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Sherr mes krushqve: Familja e nuses përplaset fizikisht me dhëndrin, tre të arrestuar