Burim Vatovci nga Vushtrria pritet të jetë banor në Big Brother Vip Kosova?

Jepi zë” ka mësuar se 21-vjeçari nga Vushtrria, Burim Vatovci, pritet të jetë pjesë e VIP Big Brother. Vushtrriasi njihet për aftësitë e tij në shumë fusha.

Së fundmi, ai është bërë i njohur në TikTok për lidhjet e tij live dhe ndihmën që ofron për qytetarët dhe familjet në nevojë.

Gjithashtu, Burimi është shpallur kampion në bodybuilding në Kosovë dhe Maqedoni, dhe ka treguar talent edhe në vallëzim, shkruan Jepi zë.

Ai është biri i figurës së njohur dhe njeriut pro-amerikan që kishte Kosova, Agim Vatovci tashmë të ndjerë.

Burim Vatovci pritet të ofrojë spektakël, pasi njihet për jetën e natës dhe gjithashtu si një person që respekton dhe zbaton obligimet fetare. /Jepi zë

Lexo edhe:  “Më fal, s’kam qenë i mirë”, Meritoni ka një mesazh për nënën e djalit të tij