Buci flet pas daljes nga BBVK, tregon se a do t’ia ndalojë Santit hyrjen në club
Pas daljes nga Big Brother, Buci ishte i ftuar në një intervistë në Prive, ku shprehu gjithçka sa i përket lojës së tij brenda Big Brother VIP Kosova.
Ai u shpreh se tani po e merr veten pas daljes së tij, duke thënë kështu: “Çdo ditë e më shumë po e marr veten, normal është pak problem deri të bëhen disa javë, e të kapem me realitetin, po besoj që ngadalë, do të shkojë gjithçka mirë”.
Më tutje edhe pyetjet për Santianën nuk munguan.
“A do ia ndalojë hyrjen Santit në club,” ishte një pyetje që iu bë Bucit gjatë intervistës.
Përgjigjja e tij ishte: “Jo, por në qoftë se Verona është sigurim po”.