Brutale: Dy persona rrahin shoferin dhe kondukterin e autobusit

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku dy të dyshuar kanë sulmuar dy persona të tjerë brutalisht.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Imer Shalën dhe A. Simnica të cilët pas një mosmarrëveshje në trafik kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.

Sinjali gjithashtu mëson se Shala ka qenë shofer i një autobusi, i cili bashkë me të dyshuarin tjetër e kanë sulmuar shoferin dhe kondukterin e një autobusi tjetër.

Si pasojë sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit Imer Shala është dërguar në mbajtje, ndërsa Simica është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  13 të arrestuar gjatë aksionit të Prokurorisë në Podujevë dhe Prizren, 12 prej tyre zyrtarë të ATK-së